Nisja tjetër16:00Pas 29 minutash

+355 68 900 6146info@luna.alBileta ime

Autobusi i Luna Travel te terminali i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës

Pa stres, drejt destinacionit · Linja zyrtare 24/7

Avioni nuk pret. Luna të pret.

Linja e vetme publike e rregullt midis Tiranës dhe Aeroportit Ndërkombëtar TIA. Nisje çdo orë të plotë, 24/7 pa ndërprerje, me ulëse gjithnjë të garantuar.

Në kohë reale15:30

  1. Qendra e Tiranës24/7

    Pallati i Operas dhe Baletit

    Pas 29 minutash

    Më pas 17:00 · 18:00

  2. Terminali Jug-Veri07:00–18:00

    Terminali i autobusëve

    Pas 29 minutash

    Më pas 17:00 · 18:00

Biletë e vlefshme për 24 orë·Vend i garantuar

Dy stacione në Tiranë

Dy pika nisjeje në Tiranë për udhëtimin drejt aeroportit.

Qendra e Tiranës (pas Operas) · 24 orë pa ndërprerje
Terminali Jug-Veri (Kamëz) · 07:00–18:00
Vendparkimet e autobusëve në TIA · 1 minutë nga dalja

Blerje e thjeshtë, pa stres

Blini biletën lehtësisht në internet ose drejtpërdrejt në autobus, para nisjes.

Rezervimi paraprak nuk është i detyrueshëm
Vendi është 100% i garantuar për çdo pasagjer
Në rast fluksi, niset menjëherë një autobus i dytë

Pagesë me para në dorë ose me kartë

Zgjidhni mënyrën e pagesës dhe monedhën që ju përshtatet.

Pagesat pranohen në euro (€) ose në lekë (L)
Terminal POS për pagesa me kartë në çdo autobus
Kupon tatimor dhe faturë e menjëhershme

Tarifat zyrtare të linjës

Një çmim fiks, pa tarifa të fshehura.

E njëjta tarifë online dhe në bord, në euro ose në lekë. Bileta blihet për një drejtim dhe kthimi kushton njësoj.

Të dyja linjat mbërrijnë te Aeroporti TIA, te vendparkimet e autobusëve. Një minutë ecje nga dalja Exit.

24 orë pa ndërprerje

Nga Qendra e Tiranës

Pallati i Operas dhe Baletit

24 nisje në ditë, çdo orë të plotë

4 €400 Lpër një drejtim, për person

Bli biletën

07:00 – 18:00

Nga Terminali Jug-Veri

Terminali i autobusëve

12 nisje në ditë, çdo orë të plotë

3 €300 Lpër një drejtim, për person

Bli biletën

E përfshirë në çdo biletë

  • 2 valixhe dhe bagazh dore
  • Vend i garantuar
  • Bileta vlen 24 orë
  • Pagesë edhe në bord

Fëmijët që zënë ulëse paguajnë tarifën e plotë. Personat me librezë përfitojnë 50% zbritje me paraqitjen e saj në sportel.

Garancia Luna Travel · Udhëtoni pa stres

Fluturimi u vonua? Bileta jote vlen ende për 24 orë.

Udhëtimi me avion ka të papritura, por transferta jote me Luna Travel është gjithnjë e sigurt. Bileta online nuk lidhet me një orar të ngurtë: ajo mbetet e vlefshme për 24 orë nga data e zgjedhur. Thjesht paraqite biletën tënde në autobusin e radhës pa asnjë kosto shtesë!

Vend i garantuar

Në orët me fluks të lartë, Luna Travel nis menjëherë një autobus të dytë në të njëjtën orë. Askush nuk mbetet pa udhëtuar.

Nisje në orar

Autobusët nisen saktësisht në minutën :00 të çdo ore, sipas orarit zyrtar. Nuk presim që të mbushen ulëset para nisjes.

Bagazhe falas

Në çmimin e biletës për çdo udhëtar përfshihen 2 valixhe të mëdha dhe bagazhet e dorës, pa pagesë shtesë.

Orari zyrtar 24/7 dhe ora hënore

Njëzet e katër orë, çdo orë.

Shiko tabelën e plotë →
Zgjidh drejtimin
Nisjet për Qendra e Tiranës → Aeroporti TIA00061218

Nisja tjetër

16:00

Pas 30 minutash

Ditë Natë
4 €ose 400 L

Qendra e TiranësAeroport TIA

24/7 pa ndërprerje · Linja kryesore
Nisja e radhës:
16:00
Niset pas 30 minutash
Pas Teatrit të Operas (Qendër)
~30 min
Vendparkimet e autobusëve në TIA
Oraret fikse të nisjes:24 Nisje në ditë
00:0001:0002:0003:0004:0005:0006:0007:0008:0009:0010:0011:0012:0013:0014:0015:0016:0017:0018:0019:0020:0021:0022:0023:00

Për udhëtarët e rregullt dhe punonjësit

Abone mujore dhe karta dhuratë me zbritje

Më e kërkuara

Abone mujore

3.500 L / 35 €

Për stafin e aeroportit, ekuipazhet ajrore dhe këdo që udhëton shpesh gjatë muajit. Udhëtime të pakufizuara në të dyja linjat.

Porosi direkte me telefon+355 68 900 6146
Pa afat skadimi

Kartë dhuratë (10 udhëtime)

3.200 L / 32 €

10 udhëtime pa afat skadimi. Përdoreni kur të dëshironi ose dhurojani një të afërmi apo kolegu.

Porosi direkte me telefon+355 68 900 6146

Vendndodhjet e stacioneve

Ku të hipni në Tiranë dhe në aeroport

Qendra e Tiranës

Pallati i Operas dhe Baletit

Autobusi mban logon Luna dhe tabelën elektronike TIRANË / AIRPORT. Operon 24 orë në ditë.

Drejtime →Harta ngarkohet nga Google dhe vendos cookie.

Terminali Jug-Veri

Terminali i autobusëve

Kjo linjë operon vetëm 07:00–18:00. Jashtë këtij orari përdor stacionin e Qendrës.

Drejtime →Harta ngarkohet nga Google dhe vendos cookie.

Aeroporti TIA

Vendparkimet e autobusëve

Dil nga terminali i mbërritjeve dhe drejtohu te zona e autobusëve.

Drejtime →Harta ngarkohet nga Google dhe vendos cookie.

Gjithçka që duhet të dini

Pyetjet më të shpeshta për linjën e aeroportit

Çmimi, stacionet, bagazhet dhe pagesa: përgjigjet që na kërkojnë çdo ditë në stacion dhe në telefon.

Sa kushton bileta?

Linja Qendër Tiranë – Aeroport TIA kushton 4 € (ose 400 L) për një drejtim, ndërsa linja Terminali Jug-Veri – Aeroport TIA kushton 3 € (ose 300 L) për një drejtim.

Bli biletën
A mund të paguaj me kartë?

Po, pagesa me kartë bankare është e mundur në çdo autobus të Luna Travel përmes terminalit POS në bord, si dhe online me kartë gjatë rezervimit të biletës.

A ka nevojë për rezervim paraprak?

Jo, rezervimi paraprak nuk është i nevojshëm. Vendi është gjithmonë i garantuar. Kur ka shumë pasagjerë, Luna Travel vë në dispozicion një autobus shtesë për të njëjtën nisje.

Shiko orarin
A ka stacione gjatë rrugës?

Itinerari është i drejtpërdrejtë pa stacione të përcaktuara ndërmjetme. Nëse kushtet e trafikut e lejojnë, shoferi mund të ndalojë sipas kërkesës paraprake të pasagjerit. Nëse dëshironi që shoferi t'ju marrë gjatë rrugës për në aeroport, ju lutem na njoftoni paraprakisht në numrat tanë të kontaktit.

Sa kushton bileta për fëmijë?

Për fëmijët bileta kushton po aq sa për një të rritur, për aq kohë sa fëmija zë një ulëse personale. Personat me aftësi të kufizuara përfitojnë 50% zbritje me paraqitjen e librezës përkatëse.

Ku ndodhet stacioni në qendër të Tiranës?

Stacioni i nisjes në qendër ndodhet mbrapa Pallatit të Operas dhe Baletit (Sheshi Skënderbej), me sinjalistikë të dallueshme dhe tabelë elektronike.

Shiko hartën
Ku ndodhet stacioni në Aeroportin e Tiranës (TIA)?

Stacioni në aeroport ndodhet te vendparkimet e autobusëve, vetëm një minutë në këmbë nga dalja e terminalit.

Shiko hartën
A mund të marr bagazhe të mëdha ose biçikletë në autobus?

Po, në çdo biletë përfshihen pa pagesë shtesë 2 valixhe të mëdha dhe bagazhe dore. Autobusët tanë kanë hapësirë të posaçme dhe të bollshme për bagazhe. Biçikletat pranohen me tarifë +10 € dhe njoftim paraprak.

A ka ulje nëse udhëtoj shpesh?

Po! Për personat që udhëtojnë shpesh ofrojmë Abone mujore 3.500 L / 35 € me udhëtime të pakufizuara. Për udhëtarët periodikë ofrojmë Kartë dhuratë (10 udhëtime) në vlerën 3.200 L / 32 € pa afat skadimi. Për këto abonime kontaktoni në +355 68 900 6146.

Shiko abonimet
Si e njoh autobusin e Lunës?

Autobusët mbajnë logon Luna dhe tabelën elektronike TIRANË / AIRPORT. Biletat blihen online ose në bord, cash apo me kartë.

Avioni nuk pret. Luna të pret.

Shërbimi më i shpejtë, më komod dhe më ekonomik midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit. Bli biletën tënde online ose hip direkt në autobus!

Luna TravelOnline tani · Përgjigje brenda minutash